QSUT reagon për gjendjen e 4 të plagosurve nga shpërthimi në Velipojë: Nuk mund t’i nisim për në Itali!

Shqipëria

QSUT reagon për gjendjen e 4 të plagosurve nga shpërthimi në Velipojë: Nuk mund t’i nisim për në Itali!

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 12:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Spitali i QSUT-së ka reaguar mbi gjendjen e 4 të plagosurve sot në ngjarjen tronditëse të Velipojës ku shpërthyen bombolat e gazit.

Spitali bën të ditur se nëna me tre fëmijët e saj kanë djegie të rënda në trup dhe ndodhen në trajtim intensiv.

“Paraditen e sotme pranë Shërbimit të Djegie Plastikës janë paraqitur pacientët A.Gj mosha 40 vjeç, D. Gj mosha 19 vjeç, K. Gj mosha 15 vjeç dhe E. Gj mosha 11 vjeç. Pas konsultës së parë mjekësore është konstatuar se pacientët kanë djegie të rënda në trup. Aktualisht janë duke u trajtuar me mjekim intensiv dhe në ndjekje të vazhdueshme nga stafi mjekësor”, thuhet në reagimin e spitalit.

Djegiet janë të gradës së tretë e të katërt dhe katër anëtarët e familjes Gjoka janë në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.

Mjekët i kanë thënë se ata nuk mund të transferohen në Itali, pasi gjendja e tyre është shumë e rëndë.

Gjithashtu, referuar faktit që familjarët e djegur ishin futur në pishinë, mjekët kanë pohuar se në momentin që përfshihesh nga flakët, uji ndihmon në frenimin e djegies së trupit, por në rastin konkret pishina ka pasur klor, një kimikat ky që mendohet se ndikon negativisht në djegien e trupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat