“U futa në burg nga banditët”/ Zagani: Këta e morën pushtetin për të organizuar trafikun e drogës

Shqipëria

“U futa në burg nga banditët”/ Zagani: Këta e morën pushtetin për të organizuar trafikun e drogës

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 23:42
Dritan Zagani

I ftuar në edicionin e lajmeve të RTV ORA, Dritan Zagani, teksa ka komentuar megaoperacionin “Shpirti”, është shprehur se ka vite që ka thënë se si funksiononte trafiku në Vlorë, duke shtuar se krimi i organizuar në vendin  tonë ka mbështetjen politike.

Sipas tij pushtetarët e kanë marrë pushtetin me për të organizuar trafikun e drogës, teksa thekson se shteti nuk bëhet me urdhra partie por vetëm me zbatimin e ligjeve.

Më tej Zagani shton se ai është arrestuar nga bandidët duke qenë se asokohe po merrej me hetimin e tyre.

"Kam vite që kam thënë se si funksiononte sistemi i trafikut në Vlorë, ka vite që kam thënë se si ishte në mbështetje e policisë dhe të shtetit, kam vite që kam thënë që pa mbështetjen nga lart dhe pa mbështetjen politikës nuk mund të bëhet trafiku. Ka shumë kohë që kam thënë për format e reja të trafiqeve që po përdoret në mafien shqiptare. Kam thënë një të vërtetë që po bëhet realitet. Problemi është se kur do të filloj të funksionoj shteti, kur në vendin tonë, hallka si policia, prokuroria dhe Gjykata do të jenë në zbatimin e ligjit. Nuk bëhet shteti me urdhër partie, por vetëm me zbatimin e  ligjeve. Për Festim Lelaj, kanë pasur informacion se ishte trafikant i rëndomtë që në atë kohë.

Unë nuk bëja denoncime, bëja hetime. Natën që jam arrestuar, unë  jam arrestuar me çelësat e zyrës dhe të kasafortës sime në xhep, dhe zotërinjtë, nuk i morën çelësat për të hapur kasafortën. Por kanë vajtur të nesërmen, kanë thyer derën e zyrës dhe kanë thyer kasafortën e zyrës. Kjo i thotë të gjitha për mua. Këto kanë vepruar si bandë me marrjen e pushtetit, sepse ishin bandë dhe trafikantë. Këta e morën pushtetin për të organizuar trafikun e drogës, për të organizuar krimin e organizuar, e vunë shtetin në shërbim të krimit të organizuar. Janë shkatërruar të gjithë provat.

Unë hetoja banditët dhe banditët më futën në burg, nuk e di se çfarë mund të them më shumë.

Ai shprehet se operacioni është shitur, përderisa kanë ikur dy badigardët e ish- Ministrit Saimir Tahirit. 

"Kur lexova komunikatën e policisë që ishin arrestuar badigardët, fillova të mendoj se diçka ka funksionuar mirë, por kur mor vesh që badigardët, nuk ishin ndaluar atëherë ka funksionuar si gjithë operacionet e tjera në Shqipëri. Ju e dini se si kanë funksionuar gjërat që me italianët me gjermanët dhe FBI-në amerikane. Jo është dekonspiruar por kjo është shitur, përderisa kanë ikur badigardët.

Nuk ka ardhur momenti që të përmenden disa emra të rinj që kanë marrë pozitën e re që kanë marrë në pushtet nuk e kanë demonstruar veten se çfarë krahu mbajnë. Kam shumë që i dinë por nuk guxojnë ti thonë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat