Kapet kryeplaku i një fshati në Elbasan, akuzohet se kultivoi bimë narkotike dhe…

Shqipëria

Kapet kryeplaku i një fshati në Elbasan, akuzohet se kultivoi bimë narkotike dhe…

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Kryeplaku i fshatit Cacabes, të Elbasanit ka rënë në prangat e policisë.

Pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe kultivim të bimëve narkotike.  

“I arrestuar është R. D., 59 vjeç, banues në fshatin Cacabes, Peqin, kryeplak i këtij fshati, pasi gjatë kontrollit në një zonë të pyllëzuar në fshatin Cacabes, u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë cannabis sativa”, njofton policia.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat