Gara në BKH/ Përfundon faza e korrigjimit të eseve për kandidatët

Shqipëria

Gara në BKH/ Përfundon faza e korrigjimit të eseve për kandidatët

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Komisioni i Përzgjedhjes ka mbyllur fazën e Korrigjimit të Eses dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit në Byronë Kombëtare te Hetimit.

Më pas, kandidatët e kualifikuar, do ti nënshtrohen Intervistës. Vendi, data dhe ora e zhvillimit të Intervistës dhe udhëzime të hollësishme do tu behen të ditura në njoftim të më vonshëm, në website-in e BKH-së.

Sipas BKH, korrigjimi i Esesve u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Kujtojmë se 28 agjentët e parë të Byrosë Kombëtare të hetimit kanë nisur punën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat