Vrau Klodian Rashën me plumb pas shpine/ Nevaldo Hajdaraj dënohet me vetëm 10 vite burg

Shqipëria

Vrau Klodian Rashën me plumb pas shpine/ Nevaldo Hajdaraj dënohet me vetëm 10 vite burg

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 13:59
Nevaldo Hajdaraj dhe Klodian Rasha

Gjykata e Tiranës vendosi ditën e sotme vetëm 10 vite burg për Nevaldo Hajdarajn, efektivin e Shqiponjave që vrau Klodian Rashën në 8 dhjetor të vitit 2020 me një plumb pas shpine vetëm se shkeli orën policore.

Gjatë seancës së sotme, avokati i Hajdarajt kërkoi ndryshim të veprës penale, nga vrasje me dashje në “Vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme” si dhe kërkoi të dënohet në minimum.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha,  Hajdaraj nuk foli  gjatë seancës, por avokati shprehu pendesë.

Prokuroria ka kërkuar 13 vite burg për Hajdarajn, i cili vrau më 8 dhjetor të 2020-ës Rashën.

Kujtojmë se i riu Klodian Rasha u ekzekutua nga polici vetëm se shkeli orën policore të vendosur gjatë pandemisë. Në ditën e pretencës nga prokuroria, që kërkoi 20 vite burg për Nevaldo Hajdaraj, TCH ka arritur të sigurojë pamjet e momentit të vrasjes së Klodianit.

Mbas vrasjes së Klodian Rashës vendi u përfshi në protesta, që kërkonin drejtësi për Klodianin dhe u mbyllën me dorëheqjen e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat