Abazoviq jep lajmin e mirë për Shqipërinë: Ne e hoqëm me Kosovën, do ta bëjmë dhe me ju

Shqipëria

Abazoviq jep lajmin e mirë për Shqipërinë: Ne e hoqëm me Kosovën, do ta bëjmë dhe me ju

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 23:08
Dritan Abazoviq

Zëvëndëskryeministri i Malit te Zi, Dritan Abazoviq, gjatë vizitës së sotme në Tiranë ka zbuluar edhe projektet e reja që do të aplikohen në infrastrukturën e dy vendeve.

I ftuar në emisionin ‘Top Talk’ ai zbuloi projektet që diskutoi me kryeministrin Rama.

I pari është lidhja hekurudhore Durrës-Podgoricë, i dyti është autostrada Adriatik-Bllucë ndërsa e treta është ide për të bërë një urë që lidh Velipojën me Ulqinin.

Zëvendës kryeministri Abazoviq premtoi heqjen e kartonit jeshil me vlerë 15 euro për qytetarët shqiptarë që shkojnë në Malin e Zi.

“Ne hoqëm me Kosovën, ka për të ndodh edhe me Shqipërinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat