Ylli Manjani shigjeton Bashën

Shqipëria

Ylli Manjani shigjeton Bashën

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 13:24
Ylli Manjani

Ish- Ministri i LSI në Qeverinë ‘Rama 1”, Ylli Manjani, ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike e cila sot po mban Kuvendin Kombëtar.

Sipas Manjanit, nervi politik është më i mpirë se asnjëherë më parë në 30 vitet e fundit, pasi tejzgjatja e mandatit politik të qeverisë moniste ishte neuroparalizuesi fatal që e ka mpirë këtë nerv.

Manjani thotë se debatet brenda PD janë thjesht reagime nervore periferike, taman sikur ngacmon një trup në koma.

“Fatale sa më ska! Nëse nuk biem dakord se: Vendi përjeton degjenerimin më të thellë politik, degjenerim që ka ardhur nga krizat politike të pazgjidhura në vite.

Kjo politikë e ka mbyllë ciklin e vet, dmth filloi si antimonitëm dhe rrëshqiti në monizëm.

Zgjatja e mandatit politik të qeverisë aktuale është zgjatje artificiale e një politike cikëlmbyllur.

Vendi ka nevojë për një marrëveshje të re politike, që do të thotë Kushtetutë e re, institucione të reja përfaqësuese, rregulla të reja zgjedhje, parti idesh dhe jo agjensi punësimi, shtet jo partiak dhe ekonomi konkuruese.

Vendi ka të vetmin një destinacion strategjik Europën. Qartësisht nuk kemi gjë në terezi.

Nervi politik mund të riaktivizohet vetëm në një ristart të një marrëdhënie të re politike”, shprehet Manjani me anë të një reagimi në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat