Ish-bankieri u ekzekutua nga vëllezërit shqiptarë teksa tërhiqte para, ja kush e filmoi ngjarjen

Shqipëria

Ish-bankieri u ekzekutua nga vëllezërit shqiptarë teksa tërhiqte para, ja kush e filmoi ngjarjen

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 21:23
Giovanni Caramuscio

Një vrasje ka tronditur zonën e Leçe-s në Itali mbrëmjen e djeshme. Një ish-menaxher banke i cili ka dalë në pension u vra mbrëmjen e djeshme pranë një ATM-je në Lequile.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për 69-vjeçarin Giovanni Caramuscio. Ai ishte duke tërhequr para nga ATM kur është sulmuar nda dy persona.

Të arrestuar për këtë ngjarje janë dy vëllezër shqiptarë të cilët janë dhe të dyshuarit kryesor të ngjarjes.

Autorët u filmuan nga kamerat e sigurisë të bizneseve rreth e rrotull teksa kryenin vrasjen. Ata ishin të maskuar me maska antiCOVID por gjatë arratisjes kishin lënë gjurmë.

69-vjeçari u vra në sy të gruas së tij dhe identiteti i shqiptarëve është bërë pas dëshmisë së saj para hetuesve.

Policia po punon për zbardhjen e krimit ndërsa një ekip është në kërkim të armës së krimit. Sidoqoftë, kërkimet për armën e vrasjes nuk dhanë asnjë rezultat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat