Numërimi i votave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, Jemin Gjana publikon shifrat

Shqipëria

Numërimi i votave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, Jemin Gjana publikon shifrat

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 21:30
Jemin Gjana

Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana ka dalë para mediave ku ka zbuluar se sa delegatë kanë marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Gjana bëri me dije se në votim kanë marrë pjesë 5339 delegatë.

“Përfundimisht na rezulton se numri i delegatëve gjithsej është 7646 delegatë. Nga raportimet që u morën kanë qenë të pranishëm 5703 nga delegatët. Pas përpunimit të procesverbaleve, rezulton që kanë marrë pjesë në votim 5339 ose diku te 69.8% e numrit të delegatëve të kuvendit. Nuk kanë marrë pjesë në votim 364 delegatë. Këto janë të dhënat e deritanishme. Vazhdon procesi i numërimit në të 14 komisionet.

Janë 598 kandidatura për 300 vende të Këshillit Kombëtar. Shpresoj që sonte pak pas mesnate do të nxirret kjo listë me 300 emra nga të cilët 90 do të jenë zonja dhe zonjusha, 45 nga forumet rinore të PD-së dhe pjesa tjetër djem dhe burra. Procesi zgjat. Besoj të do të shihemi nesër në mëngjes, sepse pas mesnate do të jetë shumë vonë”, tha Gjana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat