Ministrja Kushi në Slloveni, takime me ministrat evropianë për kërkimet shkencore

Shqipëria

Ministrja Kushi në Slloveni, takime me ministrat evropianë për kërkimet shkencore

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 21:44
Ministrja Elvis Kushi

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Kushi mori pjesë në “Takimin e Ministrave Përgjegjës për Kërkimin Shkencor” në Slloveni, me praninë e delegacioneve nga BE, shteteve anëtare të EFTA dhe partnerëve nga Ballkani Perëndimor.

“Sot në Slloveni, gjatë ‘Takimit të Ministrave Përgjegjës për Kërkimin Shkencor’ ku shkëmbyem pikëpamjet tona lidhur me rinovimin e Zonës Evropiane të Kërkimit – ERA, si dhe rolin kyç që ka kërkimi shkencor dhe inovacioni për të ardhmen e hapësirës evropiane“, shprehet ajo në publikimin e realizuar në rrjete sociale.

Sipas Kushit, një takim i tillë jo vetëm është një mundësi e mirë për shkëmbimin e pikëpamjeve në lidhje me procesin e përbashkët të zhvillimit të Zonës Evropiane të Kërkimit Shkencor.

Gjathashtu, çon përpara njëkohësisht edhe objektivin kryesor për harmonizimin e politikave dhe strategjive në nivel rajonal kombëtar dhe evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat