Zgjedhjet e 25 prillit/ Marku: PD duhet të nisë protestat anti-qeveritare

Shqipëria

Zgjedhjet e 25 prillit/ Marku: PD duhet të nisë protestat anti-qeveritare

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 23:25
Mark Marku dhe Fatbardh Kadilli

Deputeti i zgjedhur i PD-së në qarkun e Lezhës, Mark Marku, është shprehur edhe njëherë pro nisjes së protestave anti-qeveritare, për të rrëzuar atë që sipas tij është “regjimi Rama”.

Gjatë intervistës në emisionin “Log” Mark Marku tha se pas vjedhjes së votave në 25 prill Partia Demokratike duhet të kishte organizuar protesta.

 “Absolutisht në momentin që shkelet një proces i rëndësishëm si zgjedhjet, do të duhet që të kishte protesta. PD nuk organizoi protesta, por si nuk dolën qytetarë që të protestonin që u është vjedhur vota? Nuk është mirë të shuash shpirtin e protestës. Protesta 100 herë më të dhunshme bëhen, në SHBA pushtuan Kongresin. Qëndrimi kritik apo i ashpër ndaj PD nuk ka lidhje me protestat”, u shpreh ai.

Ndërsa, ish-kandidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli shkoi edhe më larg duke u shprehur se po të jetë nevoja duhet të bëhen edhe protesta të dhunshme kundër qeverisë.

“Po qe nevoja edhe dhunshëm në protestë” ndërsa “pjesën e atyre që shitën votën unë i quaj dezertorë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat