Njoftimi i rëndësishëm nga aeroporti “Nënë Tereza”

Shqipëria

Njoftimi i rëndësishëm nga aeroporti “Nënë Tereza”

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 16:46
Aeroporti “Nënë Tereza”

Aeroporti “Nënë Tereza” ka bërë një njoftim të rëndësishëm për pasagjerët që udhëtojnë drejt Greqisë.

Në njoftim theksohet se për qytetarët është e detyrueshme të plotësohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit

“Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë drejt Greqisë, aktualisht drejt Athinës dhe Kretës, ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit. Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot.
Ju lutem gjeni formularin në këtë link: https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/

Pasagjerët do të marrin një kod QR i cili do të përdoret nga Mbrojtja Civile Greke për identifikimin e testit Random Covid-19 pas mbërritjes. Familjet gjithashtu mund të pranohen me vetëm një e-mail të përbashkët konfirmimi PLF dhe gjithashtu mund të pranohen me kodin e tyre unik PFL/QR”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat