Shtatorja e Sali Butkës në Kolonjë, Nazarko: Duhet të ishte në Korçë, turp për klasën politike

Shqipëria

Shtatorja e Sali Butkës në Kolonjë, Nazarko: Duhet të ishte në Korçë, turp për klasën politike

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 19:11
Shpëtim Nazarko

Analisti Shpëtim Nazarko ka folur për mikrofonin e News24 nga ceremonia e përurimit të shtatores së patriotit shqiptar Sali Butka.

Nazarko nuk kursen kritikat në këtë ditë duke thënë se shtatorja duhet të ishte në Korçë ose në Qafën e Qarrit, por thotë se ka ende ndasi të mjegullta të drejtuesve të institucioneve shtetërore.

Ai thotë se është një turp që klasa politike nuk ndodhet në këtë ceremoni.

Më tej Nazarko këtë shtatore e komenton si një vlerësim të vonuar për Butkën, por kujton se Shqipëria është si një nënë e ashpër që ti jep meritat, pasi bust ii Enverit s’ka për të qenë kurrë në Kolonjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat