Zjarri në Kurbin/ Procedohet penalisht një 45-vjeçare, i vuri flakën barit në tokën e saj

Shqipëria

Zjarri në Kurbin/ Procedohet penalisht një 45-vjeçare, i vuri flakën barit në tokën e saj

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 21:25
Foto ilustrim

Policia e Kurbinit ka proceduar penalisht një shtetase për shkatërrim prone nga pakujdesia pas zjarrit që përfshiu ullishten e fshatit Zhejë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasen A.T., 45 vjeçe, banues në fshatin Zhejë, Kurbin.

Procedimi ndaj kësaj shtetase filloi pasi në fshatin Zhejë , ka ndezur zjarr në tokën e saj dhe i ka dalë jashtë kontrollit duke djegur ullishte në kodrën e fshatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat