Aksident i rëndë/ Ndërron jetë një nga shoferët, dy të plagosur dërgohen me urgjencë drejt spitalit

Shqipëria

Aksident i rëndë/ Ndërron jetë një nga shoferët, dy të plagosur dërgohen me urgjencë drejt spitalit

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Dy automjete janë përfshirë në një aksident të rëndë sot në mbrëmje në Tapizë të Fushë-Krujës. 

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i njërit mjet shtetasi Q. Sh., rreth 60 vjeç. Ndërkaq, të lënduar kanë mbetur drejtuesi i makinës tjetër shtetasi P. K., 29 vjeç dhe shtetësja Sh. Sh., 39 vjeçe pasagjere në mjet, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë

Më datë 23.07.2021, rreth orës 22:00, në Tapizë, Fushë Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i njërit mjet shtetasi Q. Sh., rreth 60 vjeç. Gjithashtu është lënduar drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. K., 29 vjeç dhe shtetësja Sh. Sh., 39 vjeçe pasagjere në mjet, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat