50 euro policit tek kufiri, por 41-vjeçarit i shkon plani keq…

Shqipëria

50 euro policit tek kufiri, por 41-vjeçarit i shkon plani keq…

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Punonjësit e Policisë Kufitare në Port Durrës, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit të shtetasve që kalojnë kufirin, kanë goditur një rast të korrupsionit.

Mësohet se një qytetar me iniciale N. G. është paraqitur në dalje të pikës kufitare në Portin e Durrësit dhe ka dorëzuar dokumentet për të udhëtuar jashtë Republikës së Shqipërisë drejt Italisë. Por sipa policisë këto dokumente ishin të pamjaftueshme në bazë të kritereve të vendosura nga vendet e tjera, për shkak të Covid-19.

“Punonjësi i Policisë pasi i ka bërë me dije shtetasit N. G. se nuk mund të udhëtonte për shkak të mosplotësimit të kritereve, ai i ka dhënë përsëri pasaportën me një kartëmonedhë të prerjes 50 Euro në brendësi të saj, me qëllim shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme”, thuhet në një njoftim.

Në vijim të veprime, specialistët për Hetimin e Krimit Financiar-Ekonomik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin N. G., 41 vjeç, banues në Mirditë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat