Grabitet një pikë karburanti, autorët mbushin makinën me naftë dhe i marrin punonjësit paratë

Shqipëria

Grabitet një pikë karburanti, autorët mbushin makinën me naftë dhe i marrin punonjësit paratë

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Ditën e sotme në zonën e Fllakës në Shijak, është grabitur një karburant, ndërsa persona të paidentifikuar janë ndalur për të mbushur makinën me karburant, dhe më pas kanë vjedhur xhiron ditore.

Grupi hetimor ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë dhe evidentimin e çdo prove materiale e cila do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Gjatë ditës së sotme në Fllakë, Shijak, disa persona ende të paidentifikuar të cilët qarkullonin me një mjet, pasi kanë ndaluar të furnizojnë mjetin në një pikë karburanti  i kanë marrë xhiron ditore shtetasit E. G., 25 vjeç, banues në Durrës,(punonjës) dhe janë larguar.

Grupi hetimor ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë dhe evidentimin e çdo prove materiale e cila do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat