Rriten çmimet në treg/ Nga produktet bazë të qumshtit, perimet e deri tek kafet në restorante

Shqipëria

Rriten çmimet në treg/ Nga produktet bazë të qumshtit, perimet e deri tek kafet në restorante

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 00:21
Foto ilustrim

Qytetarët këto ditë po përballen me rritje çmimesh duke filluar nga produktet bazë të bulmetit, perimet dhe deri tek kafet në bar-restorante.

Këto pohime mbështeten edhe nga statistikat e indeksit të çmimeve që konfirmojnë se në krahasim me vitin e kaluar vijmë me një rritje 2.1% ku ndikimin më të fortë e ka etur grupi i ushqimeve. Eksperti i ekonomisë, Arbër Agalliu shprehet se ka dy faktorë kryesorë për rritjen e çmimeve:

 “E para është hapja e ekonomisë, e cila ka rritur kërkesën për produkte dhe normalisht rriten dhe çmimet. E dyta është barra fiskale shumë e lartë tek bizneset dhe që shkarkohet te konsumatori final”

Nga krahu tjetër kjo rritje çmimesh duhet monitoruar nga autoritetet shprehet ai:

 “Po flasim për një rritje nga sot,  nesër të çmimeve dhe kjo mund të jetë një mënyrë edhe e tregtarit për të kompensuar humbjet. Duhet që institucionet të monitorojnë me kujdes të ruajnë standardet e produkteve dhe të ofrojnë një çmim që bën sens për konsumatorin shqiptar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat