​Shqipëria dhe Britania nënshkruajnë marrëveshjen për transferimin e të burgosurve

Shqipëria

​Shqipëria dhe Britania nënshkruajnë marrëveshjen për transferimin e të burgosurve

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 20:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministrat e Drejtësisë së Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, Chris Philp dhe Etilda Gjonaj, nënshkruan sot në Londër marrëveshjen për transferimin e të burgosurve.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri theksoi sot se marrëveshja e re do të sigurojë transferime efektive të të burgosurve dhe përfshin dispozita për të rikthyer të dënuarit shqiptarë dhe britanikë për të shlyer dënimin e plotë në vendet përkatëse.

Britania e Madhe ka një histori të gjatë bashkëpunimi me Shqipërinë në sistemin e burgjeve dhe sistemin e drejtësisë më gjerësisht.

Kjo ka përfshirë projekte për të identifikuar alternativa ndaj dënimeve me burgim, sigurimin e automjeteve për shoqërimin e të burgosurve si dhe masa të reja sigurie në burgjet e sigurisë së lartë,

Britania e Madhe do të vazhdojë të mbështesë plotësisht sistemin dhe institucionet të drejtësisë. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat