Bie zjarr në një lokale në Fier, zjarrfikësit japin detaje

Shqipëria

Bie zjarr në një lokale në Fier, zjarrfikësit japin detaje

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Një zjarr ka rënë në brendësi të një lokali në lagjen “Barikade “ në lokalin “Ti je Engjëll “ .

Zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në magazinën e lokalit.

Burime nga zjarrfikësit bëjnë me dije se ata kanë shkuar në vendin e ngjarjes pas një telefonate të marrë, ndërsa theksojnë se flakët janë neutralizuar shpejtë.

Nga zjarri fatmirësisht nuk ka pasur dëme ne njerëz por vetëm dëme materiale, ku janë djegur pajisje elektrike.

Ndërkohë një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat