Kush janë dy të rinjtë që humbën jetën në aksident

Shqipëria

Kush janë dy të rinjtë që humbën jetën në aksident

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 09:32
Amarildo Preka

Orët e para të mëngjesit ishin fatale për dy të rinj nga Shkodra. Makina me të tip “BMW” me të cilën ata udhëtonin, doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe u përplas me një mur anësor.

Mjeti tip “BMW” me të cilin udhëtonin dy të rinjtë Amarildo Preka, 23 vjeç dhe Driona Pirani, 16 vjeçe mbrëmjen e kaluar, teksa u aksidentuan duke humbur jetën, është shkatërruar plotësisht si pasojë e aksidentit.

Mësohet se ata po ktheheshin nga një festë rreth orës 02:45 të mëngjesit, kur si rezultat i shpejtësisë në një kthesë në rrugën Shkodër-Velipojë, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur dhe dy të rinjtë kanë humbur jetën në vend.

Aksidenti ka ndodhur, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat