Kalimi i Teatrit Kombëtar në pronësi të bashkisë së Tiranës, reagon ashpër nënkryetari i LSI-së

Shqipëria

Kalimi i Teatrit Kombëtar në pronësi të bashkisë së Tiranës, reagon ashpër nënkryetari i LSI-së

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 16:27
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar mbi vendimin e gjykatës për kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të bashkisë së Tiranës.

Me një postim në Facebook Vasili e konsidron këtë vendin antikushtetues dhe të paligjshëm.

Sipas tij me këtë vendim qeveria kaloi mbi Gjykatën Kushtetuese.

Postimi në Facebook

Drejtesia me Regji i garanton Pandeshkueshmerine mafias qeveritare, qe vazhdon duke i dhene truallin e Teatrit Bashkise!!

Gjykata Kushtetuese rrezoi pak kohe me pare vendimin e qeverise se rilindjes per kalimin e truallit te Teatrit Kombetar Bashkise se Tiranes!

Mbi kete vendim antikushtetues e te paligjshem u prish godina e Teatrit Kombetar.

Te gjithe shqiptaret po prisnin ndeshkimin e fajtoreve duke filluar nga Kryeministri e me radhe per kete krim shteteror te permasave te tmerrshme.

Perkundrazi dje Qeveria i kaloi perseri truallin Bashkise se Tiranes duke dale edhe mbi Gjykaten Kushtetuese dhe duke provuar se Drejtesia e Re eshte thjesht nje drejtesi e kapur nga rilindja dhe mbrojtese e antiligjit.

Pasi kemi degjuar perralla ne shqip dhe anglisht se gjoja pandeshkueshmeria po merr fund dhe gjoja askush nuk eshte mbi ligjin po ndodh pikerisht e kunderta qe edhe pritej..!

Pandeshkueshmeria e qeverise vazhdon e paprekur dhe Drejtesia me Regji vazhdon me arka peshku e me eskursionet neper Shqiperi.

Jo vetem, qe askush nuk u ndeshkua per Teatrin, por fajtoret vazhdojne te qete aferen mafioze te rrembimit te Teatrit.

Drejtesia me Regji duke mos vepruar i jep te gjithe kohen qeverise qe te perfundoje aferat mafioze ku eshte parashperblyer.

Kushdo, qe duatroket per Drejtesine me Regji te arkave te peshkut e te druve te zjarrit ne Pogradec apo kanalit ne Lushnje, meriton vetem perbuzje dhe neveri si dhe tregon qarte ortakerine me mafian qeveritare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat