“Janë 30 persona të tjerë në kampin e ferrit”/ Nano: Nuk janë bashkëpunues, fshihen

Shqipëria

“Janë 30 persona të tjerë në kampin e ferrit”/ Nano: Nuk janë bashkëpunues, fshihen

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 09:49
Gledis Nano

19 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar mëngjesin e sotëm në Shqipëri nga një kamp në Siri. Lidhur me këtë operacion ka dhënë detaje krei u Antiterrorit, Gledis Nano, i cili ka dhënë një prononcim për mediat.

Nano ka zbuluar se janë rreth 30 persona të tjerë në kampin Al Hawl, ku theksoi se pjesa e tyre nuk janë bashkëpunues me strukturat, për të ndihmuar për rikthimin e tyre në atdhe.

“5 gra dhe 14 fëmijë u riatdhesuan nga Siria në vendin tonë. Sa i takon atyre që kanë ikur për luftë, një pjesë e tyre janë larguar dhe fshehur në terren, dhe një pjesë mund të kenë humbur jetën si pasojë e luftimeve. Ne do të vazhdojmë punën tonë, se kemi ndaluar asnjëherë. Është një proces që paralelisht me ndërhyrjen tonë, është procesi i integrimit. Ndaj kërkon kohë. Janë rreth 30 persona të tjerë në kamp Al Hawl.

Pjesa më e madhe e personave nuk bashkëpunuan, i fshihen punonjësve që të bashkëpunojnë për rikthimin e tyre”, tha Nano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat