Ministri Çuçi iu sqaron procedurat grave të riatdhesuara nga Siria

Shqipëria

Ministri Çuçi iu sqaron procedurat grave të riatdhesuara nga Siria

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 10:52
Bledi Çuçi

Pasi zbritën në atdhe, pas shumë vitesh qëndrimi në kampin famëkeq të Al Holit në Siri, 19 qytetarët shqiptarë, mes tyre 14 fëmijë, janë njohur me procedurat e riatdhesimit.

Ka qenë vetë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ai që iu ka sqaruar 5 grave shqiptare se çfarë do të ndodh me ta.

Media ka siguruar video nga momenti kur Çuçi bashkëbisedon me të riatdhesuarit, ku iu bën të ditur dhe faktin se ata mund të lidhin kontaktet me familjet e tyre.


Ndërkohë, një prej grave të rikthyera nga kampi në Siri, i kërkoi ndihmë ministrit që të mundësonte një lidhje me familjarët e saj, ndërsa ky i fundit i ofroi mbështetje. Kujtojmë se 19 qytetarët shqiptarë mbërritën sot në mëngjes në Rinas, me një charter që u vu në dispozicion nga qeveria shqiptare.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat