Temperaturat e larta boshatisin Tiranë/ Të moshuarit dhe fëmijët më të riskuar nga ekspozimi në diell

Shqipëria

Temperaturat e larta boshatisin Tiranë/ Të moshuarit dhe fëmijët më të riskuar nga ekspozimi në diell

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 17:41
Foto

Këtë të diel të paktë në numër janë qytetarët të cilët kanë qarkulluar në rrugët e kryeqytetit. E megjithatë të moshuarit dhe fëmijët edhe pse gripe të riskuara nga ekspozimi në diell sërish kanë sfiduar vapën e madhe dhe temperaturat që shënuan mbi 40 gradë celcius.

Temperaturat e larta që kapën vlerat mbi 40 gradë celcius boshatisën Tiranën këtë të dielë.

Të paktë në numër ishin qytetarët të cilët sfiduan temepraturat dhe zgjodhën të dalin edhe pse mjekët këshillojnë evitimin e ekspozimit në diell nga ora 11 deri në orën 17.

Kapelja në kokë, çadra e diellit dhe shishja e uji në duar janë mjetet mbrojtëse nga vapa e madhe.

Të moshuarit përbëjnë grupin më të madh të rrezikuar nga temperaturat e larta e megjithatë sërish dalin.

“Do rrimë një ose dy orë dhe do kthehemi me djalin. Në siklet s’kemi çfarë të bëjmë. Ne që jemi mësuar të bëjmë vrap se kemi problem. Kapelja vihet pas orës 10:00.”-shprehen ata.

Në vapë ekspozohen dhe fëmijët të cilët me shishe uji të ftohtë zgjedhin të freskohen.

“Kam shumë vapë”

Grupet të cilat janë më të rrezikuara ndaj temperaturave të larta janë të moshuarit,foshnjat dhe fëmijët e vegjël,ndaj dhe mjekët nuk rekomandojnë ekspozimin e tyre në diell, kryesisht ditëve kur temperaturat kapin vlera ekstreme.

Pritet që javën e ardhshme temperaturat të pësojnë ulje të vlerave. Ndërsa këshilla kryesore është konsumi i sa më shumë lëngjeve, frutave, por dhe shmangia e rrezeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat