Lezhë/ Arrestohen 4 persona, ja për çfarë akuzohen

Shqipëria

Lezhë/ Arrestohen 4 persona, ja për çfarë akuzohen

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 4 persona, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Të arrestuarit për dhunë në familje janë Shefqet Rusi dhe Luan Zefi.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. R., 42 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë ndalimi i shtetasit L. Z., 37 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia.

Po ashtu 42-vjeçari Alfred Margjonaj dhe 37 vjeçari Shkëlzen Reçi janë arrestuar, pasi në vendin e quajtur “Rrethi i Shëngjinit” dhe në Fushë Milot, duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. M., 42 vjeç, banues në Kallmet, Lezhë dhe Sh. R., 37 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Rrethi i Shëngjinit” dhe në Fushë Milot, duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur”, bëjnë me dije autoritetet.

Gjithashtu është proceduar penalisht Artur Malçi, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin u procedua penalisht për veprën penale “Ndotja e ajrit”, shtetasi A. M., 63 vjeç, banues në Kurbin, pronari i një restoranti. Procedimi ndaj këtij shtetasi ka filluar, pasi punonjësit e restorantit, me dijeninë e tij, kanë hedhur mbeturina në shtratin e lumit Mat”.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat