Shtohen patrullat e rrugorëve në akset nacionale

Shqipëria

Shtohen patrullat e rrugorëve në akset nacionale

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Ulen ndjeshëm aksidentet rrugore në juglindje të vendit. Kjo ka ardhur për shkak të rritjes së masave të sigurisë dhe kontrolleve në akset rrugore, nacionale dhe rurale.

Në dy muajt e fundit të këtij viti, nga sa bëjnë me dije burime zyrtare pranë sektorit të qarkullimit, janë regjistruar shtatë aksidente, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i aksidenteve ishte 15, një prej të cilave me pasojë vdekje.

Përgjegjësi i sektorit të qarkullimit rrugor, Klement Pikuli, bën të ditur se në këtë periudhë të sezonit turistik, janë shtuar patrullat me mjete të loguara dhe të paloguara në të gjitha akset kryesore, përfshi këtu edhe rruget e fshatrave turistikë.

Pikuli iu bën thirrje  të gjithë drejtuesve të mjeteve, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Në qarkun e Korccës, krahas patrullave të policisë rrugore gjatë sezonit turistik janë në gatishmëri edhe patrulla të policisë së rendit pasi në këtë kohë trafiku në aksin kryesor Kapshticë- Qafë Thanë, është tejet i ngarkur edhe për shkak të ardhjes së turistëve të huaj.

Gjithashtu në territorin e qarkut, funksionojnë dy pika kontrolli për mjetet e dyshuara jo vetëm për shkelje të rregullave të qarkullimit por edhe për dhënien e ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit të shtetasve që vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat