Policia aksion në rrugë, kapen mat katër shoferë me shpejtësi 151 km/h

Shqipëria

Policia aksion në rrugë, kapen mat katër shoferë me shpejtësi 151 km/h

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Pasditen e djeshme deri në mesnatë policia është vendosur në rrugën Tiranë-Elbasan duke kontrolluar automjetet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia bën me dije se kontrollet e shpeshta duket se kanë sjellë ndërgjegjësim të drejtuesve të automjeteve dhe në më shumë se 4 orë kontrolle janë konstatuar vetëm katër drejtues mjetesh me shpejtësi nga 135km/h deri në 151 km/h.

“Në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan dhe , në Sauk-Teg, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Monitorimi i pandërprerë me Radar dhe kontrolle të shtura me patrulla të lëvizshme duke përdorur mjete të paloguara, dronë, kamera e aparatë fotografikë, po sjell përditë e më shumë sensibilizim e ndërgjegjësim të drejtuesve të automjeteve për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor.

Prej orës 19:00 deri në orën 23:55, janë evidentuar vetëm 4 drejtues mjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi duke filluar nga 135km/h deri në 151 km/h, të cilët janë ndëshkuar me pezullim të Lejes së Drejtimit nga 2 deri në 6 muaj dhe me masë administrative nga 10.000 deri në 20.000 lekë të rinj.

Policia Rrugore e Tiranës falenderon të gjithë ata drejtues mjetesh dhe këmbësorë që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë ndërgjegjësim dhe kontribut të përbashkët për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke denoncuar në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112 cdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton policia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat