Flakët po i drejtoheshin parkut të Llogorasë/ Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës

Shqipëria

Flakët po i drejtoheshin parkut të Llogorasë/ Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 19:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Katastrofa në zonën e lumit të Vlorës është parandaluar pasi kanë ndërhyrë trupat nga toka dhe ajri duke neutralizuar rrezikun e jetës dhe banesave atje.

Fshati Gjorm i Vlorës po përballet me një situatë të vështirë nga zjarret ku janë shkrumbuar 5 banesa.

Mësohet se zjarri fillimisht nisi në lagjen Neshtë dhe më pas u përhap në anën tjetër të lumit dhe flakët janë të përmasave të mëdha.

Banorët janë larguar vetë nga banesat duke lënë gjithçka dhe askush nuk ka marrë masa për evakuimin e tyre.

“Na u dogjën të gjitha bagëti dhe ullinj. Ka gjysmë ore, na u dogjën të gjitha ça kemi atje. Ne nuk e dimë kush i dogji, sa erdha unë ktu zjarri kishte shkuar te stani, nga stanet s’ka mbetur asgjë”, tha banori.

“Lajm i mirë – Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës, ndërhyrja masive e trupave nga toka dhe ajri ka neutralizuar rrezikun e jetës dhe banesave atje. Në mbështetje të operacionit nga toka, në Karaburun ka rifilluar edhe ndërhyrja nga ajri, ndonëse në kushte të vështira klimatike për fluturim. Ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe ne Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër) Qerem,(Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë) etj”, shkruan ministria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat