Akuzohen për zjarrëvënie, procedohen penalisht tre persona në Gjirokastër

Shqipëria

Akuzohen për zjarrëvënie, procedohen penalisht tre persona në Gjirokastër

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 10:56
Ilustrim

Tre persona janë proceduar penalisht për shkak të zjarrëvënieve në kullotat në qarkun e Gjirokatrës.

Policia bën me dije se këto person akuzohen për zjarrëvenie në  kullota ku si pasojë janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me pyej.

Ndërkohë kujtojmë se qarku i Gjirokastrës në betejën me shuarjen e flakëve ka shënuar dhe viktimën nga zjarri në vendin tonë.

Njoftimi i plotë:

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, të angazhuara maksimalisht për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve në territorin e qarkut Gjirokastër.

Procedohen penalisht 3 shtetas për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori për veprën penale ” Shkatërrimi i pronës me zjarr”  për shtetasin P. Ç., 57 vjeç, banues në Mashkullorë,  pasi dyshohet se ky shtetas është autor i zjarrit në fshatin Mashkullorë, ku si pasojë është djegur sipërfaqe toke e konsiderueshme me bimësi të ndryshme.

Shërbimet e Postës së Policisë Dropull referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” për shtetasin  V. B., 67 vjeç, banues në fshatin Llovinë, pasi dyshohet se është autor i zjarrit në fshatin Llovinë, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori pë shtetasin M. B., 65 vjeç, banues në fshatin Qesorat, pasi dyshohet se është autor i zjarrit në fshatin Qesorat, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi të ndryshme.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat