U zhvillua në Lurë sesioni jubilar, me rastin e 105 vjetorit të Masakrës së Nemces

Shqipëria

U zhvillua në Lurë sesioni jubilar, me rastin e 105 vjetorit të Masakrës së Nemces

Nga: Gëzim Loka Më: 7 gusht 2021 Në ora: 17:44
Lurë

Rrugët për Lurë asnjëherë nuk kanë të njejtin “programim” dhe qëllim, pasi shkuarja në vendlindje çdo herë është suprizuese. Këtë radhë supriza është e trishtë, pasi pas më shumë se një shekulli kohë të kaluar na duhet të përkujtojmë një histori të rëndë, me peshën e vetë maleve të Lurës dhe shqiptarisë.

Me 24 korrik udhëtuam drejt Lurës për të shkuar në vendin e rrënjëve tona e për të zhvilluar një seminar në përkujtim të 105 vjetorit të martirëve të Nemces. Para se të niseshim takuam dhe qëndruam për një copë herë në kafene me Kadri Haldeden, Astrit Haldedën, Tom Kaçorin, Ali Kalia, në orën 7 e 45 të mëngjesit u nisëm nga Tirana dhe arritëm në Lurë në orën 14.

Udhëtuam me mjetin e shoferit Selman Doçi, ku së bashku me ne ishte dhe Hysni Hoti e shumë luras të tjerë.

Image

Gjithë orët e asaj rruge të lodhshme e të vështirë qenë të mushura me biseda për atë ndodhi të largët, atë ngjarje macabre, që mban peng kujtesën e Lurës dhe të gjithë shqiptarisë. Pimë kafenë në Rrëshen, tek lokai I Dodës, dhe përsëri ishin në foksus 108 viktimat e pafajshme të kësaj masakre makabre dhe të paprecedentë u sollën në bisedat e udhëtarëve luras, historia e të cilëve ka mbërritur brez pas brezi, e rrëfyer me dhimbje gjer në ditët tona.

Lura në priti si gjithmonë me atë befasimin e saj të zakonshëm që pret bijtë e vet të ardhur nga larg, me mall e dashuri të pashuar…

Kafenë e parë e pimë në lokalin e Rrush Hotit, ku bisedat u ndezën të gjalla dhe detajet për atë ditë të trishtë, që mbështolli në zi e dhimbje Lurën para më shumë se një shekulli, nisën të përcillen tek të pranishmit ende pa nisur seminari në përkujtim të kësaj masakre.

Image

Më tej hymë dhe qëndruam një copë herë në lokalin e Kastriot Doçit, ku përsëri fjala shkonte aty ku dhemb dhembi lurian, tek masakra e Nemces, si një histori e dhimbshme tragjike dhe njollë e zezë në kujtesën luriane. Tek Faik Buci kafeja jo vetëm shijon, por dhe lezeti I muhabetit ka një shije të veçantë.

Në darkë vajta për të fjetur në hotelin e Hasan Hotit, ku përsëri vazhduan bisedat gjer vonë, sa në lokalin e restorantin e hotelit aq dhe në dhomën komode të fjetjes, ku vizitori apo bujtësi, siç themi ne lurasit, ndihet mjaft mirë e në kushte tepër komode.

E nesërmja, më 25 korrik, ora 10, gdhiu me më shumë gjallëri se zakonisht dhe në çdo cep të Lurës gjedeshin pankarta ku lajmërohej sesioni jubilar kushtuar përvjetorit të masakrës së Nemces dhe ftoheshin lurasit të merrnin pjesë.

Pas u mblodhëm në sheshin ku zakonisht bëjmë tubimet dhe takimet, nisi sesoni jubilal ne ore 10-00 dhe fjalën e morën një nga një burrat më në zë të Lurës, që i kanë vënë asaj shpatullat jo vetëm për punë e traditë, por dhe për të kujtuar historinë, plagët dhe qëndresën titanike të lurasve kundër pushtuesve dhe mizorive të të gjitha kohëve.

Fjalën e hapjes e mbajti Dali Gjoçi, kryetari I Shoqatës “Lura jonë”, i cili i ftoi historianët të flasin për këtë masakër e cila duhet të hyjë në faqet e historisë dhe shtetin të verë dorë në Lurë, me një shenjë simbolike apo emblemë që të përkujtojë këtë ngarje të rëndë, me pasoja tragjike.

Image

Referatin kryesor e mbajta unë, autori I këtyre radhëve, si kryeredaktor i gazetës “Lura” dhe iniciatori, sponsorizuesi e moderatori i kësaj veprimtarie.

Në diskutimin e tij, kryetari i veteranëve të Lurës Nikoll Vladi tha midis të tjerash se Lura nuk do ti harroj kurrë martirët e saj, të vrarë e maskaruar barabrisht e pabesisht, nga Nemcja, duke bërë apel që kujtesa të jetë e pranishme për këtë masakër, që ngjarje të tilla mizore të mos përsëriten më kurrë. Flasin Hazis Murati, Maliq Buci, Izet Hoti, Hysni Hoti dhe Faik Buci.

Poeti, shkrimtari dhe drejtori i shkollës së bashkuar “Nikoll Kaçorri” Lurë, Llesh Doçi tha në diskutimin e tij se martirët e Nemces, të masakruar barbarisht nga dora e krimit, do të donin që Lura jonë të zhvillohej e begatohej, të kishte një turizëm funksional dhe një histori të denjë për t’ua rrëfyer vizitorëve, vendas apo të huaj.

Kastriot Doçi e quajti masakrën e Nemces një gur të rëndë në ndërgjegjen e pushtuesve austrohungarezë, pasardhësit e të cilëve kudo që të jenë sot duhet të kërkojnë falje për këtë krim të zi e të llahtarshëm.

Në emër të njësisë vendore Lurë përshëndeti Maliq Hoti. Më tej diskutuan Besnik Doçi, Përshëndetën këtë veprimtari Alush Stojku, kryetar i Veteranëve të Luftës Dibër, Ilmi Cani, nënkryetar i LANÇ Dibër, si dhe poeti Ferit Fixha. Video mesazh sollën mësuesja Rudë Doçi, Sadin Hoti dhe Mersim Koçeku.

Në këtë veprimtari morën pjesë: Nikoll Vladi, Maliq Buci, Hakik Gjokola, Hazis Murati, Agim Gjoçi, Faik Buci, Petrit Gjokoli, Lik Skana, Rustem Bruçi, LLesh Doçi, Gëzim Doçi, Aqif Haldeda, Izet Hoti, Mitat Buci,Faik Hoti, Xhafer Hoti, Asllan Vladi, Avni Skana, Nazif Koçeku, Besnik Gjoçi, Ylli Gjoçi, Kastriot Doçi, Adem Skana, Mehmet Buci, Lorenc Buci, Ilir Buci, Ramadan Buci, Hasan Neka, Hysni Hoti, Rubin A. Hoti.

Fjalën e mbylljes e mbajta përsëri unë, ku bëra apel për ta mbajtur të gjallë kujtesën e viktimave të kësaj masakre, për të nderuar dhimbjen dhe qëndresën e Lurës në të gjitha kohët e historisë.

Pas mbarimit të sesionit shkencor jubilar me ndihmën e biznesmenit Rrush A. Hoti, më nisi me Luftar Dedën për në Tiranë, një djalë ky i respektuar, me të cilin kam udhëtuar dy herë në rrugën Lurë Tiranë dhe bisedat tona ishin të mbushura me historitë e Lurës, ku kryet e vendit e zinte masakra e Nemces. Me Luftar Dedën folëm gjërë e gjatë për projektet luriane dhe pimë me të dy kafe, një në Kurbnesh ketu u bashkuam me Hasan Hoti e tjetrën në Bathore, duke e ushqyer gjithmonë bisedën me zjarrin e pasionit për trojet e rrënjëve dhe degëve tona luriane.

Pas gjithë kësaj “odiseje” përfundova tek studioja FLAEL, me pronar Allaman Sulën dhe montazhier Indrit Gozani. Këtë veprimtari nuk e mbështeti askush, as nga biznesi privat Lurë e më gjërë, as nga bashkia Dibër, as nga ndonjë ent tjetër shtetëror që e ka për detyrë të ndihmojë në realizmin e këtyre aktiviteteve që iu shërbejnë edukimit të njerëzve me vlerat e historisë dhe qëndresën e të parëve tanë në luftë me pushtuesit dhe mizoritë e të gjitha kohërave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat