​Shiu shuan zjarrin në Kukës

Shqipëria

​Shiu shuan zjarrin në Kukës

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

Reshjet e dendura të shiut që filluan pasditen e sotme kanë shuar vatrat aktive të zjarrit në zonën e Kukësit.

Burime nga Shtabi i Emergjencave bëjnë me dije se intensiteti i reshjeve është i dendur në zonat ku ishin vatrat aktive.

Shiu vijon prej më shumë se një ore në Kukës, Has dhe Tropojë.

Fatmirësisht reshjet shuan vatrat, ku prej ditësh ishin aktive. Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës ishin në betejë me flakët, ndërsa terreni i vështirë e bëri të vështirë shuarjen e plotë të zjarrit./A2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat