Diell dhe temperatura deri në 39 gradë

Shqipëria

Diell dhe temperatura deri në 39 gradë

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 07:51
Foto ilustrim

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17°C në 30°C, në zonat e ulëta nga 24°C në 38°C dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 39°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior – Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat