Zjarr mbi një lagje të Beratit, banesat muzeale shpëtojnë

Shqipëria

Zjarr mbi një lagje të Beratit, banesat muzeale shpëtojnë

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 22:17
Foto ilustrim

Një tjetër zjarr është regjistruar pak minuta më parë në Berat. Zjarri ka rënë në  kurorën me pisha në malin Partizan,që shtrihet mbi lagjen "Goricë".

Menjëherë pas sinjalizimit të marrë nga banorët e Goricës në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse të Beratit, që kanë berë të mundur vënien e menjëhershme nën  kontroll të vatrës së zjarrit.

Ky zjarr shënon zjarrëvënien e dytë të qëlimshme për ditën e sotme në Berat.

Nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të kësaj zjarrëvenie në kurorën me pisha në malin Partizan, që nëse nuk do të ishte kapur në kohë, do të rrezikonte seriozisht banesat muzeale të lagjes Goricë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat