Banorët në shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, institucionet asnjë masë për sigurinë e tyre

Shqipëria

Banorët në shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, institucionet asnjë masë për sigurinë e tyre

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 00:33
Foto

Në kuadër të projektit të rindërtimit bashkia e Tiranës ka publikuar listën e disa godinave dhe pallateve për prishje. Sipas bashkisë 28 godina do të shemben në Tiranë në 12 javë.

Ky është pallati nr.66 në rrugën "Aleksandër Moisiu" i dëmtuar nga lëkundjet e nëntorit.

Pallati pas meje është shpallur i pabanueshëm që pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, por banorët vijojnë ende që të qëndrojnë aty.

Edhe pse frika është e madhe për të jetuar në këto pallate muret e të cilëve janë të prishur si pasojë e lëkundjeve të forta, banorët shprehen se nuk kanë ku të jetojnë, ndërsa presin një zgjidhje nga ana e bashkisë së Tiranës.

Jashtë kamerës banorët thonë se bonusi i qirasë është i pamjaftueshëm. Sa i përket shembjes janë dakord, por me kushtin që pasi të rindërtohen të rikthehen sërish aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat