Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë, digjet kati i dytë, shpëtojnë familjarët

Shqipëria

Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë, digjet kati i dytë, shpëtojnë familjarët

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:55, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është përfshirë nga flakët kati i dytë i banesës së shtetasit K. B., 60 vjeç.

Fatmirësisht familjarët kanë arritur të dalin në kohë dhe zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat