Rama apel qytetarëve: Shfrytëzoni muajin e hapur të vaksinimit, pasi situata…

Shqipëria

Rama apel qytetarëve: Shfrytëzoni muajin e hapur të vaksinimit, pasi situata…

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 08:20
Foto e publikuar ne Facebook nga Rama

Me një apel për t’u vaksinuar e ka nisur kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm.

eksa thekson se situata e epidemisë në vend me variantin e ri të koronavirusit po shqetëson seriozisht të gjitha vendet, kërkon prej qytetarëve mbrojtjen e shëndetit duke u vaksinuar. Deri tani mbi 1 milion e 350 mijë vaksinime të kryera, thotë Rama.

Postimi:

MIRËMËNGJES 

dhe me ftesën për çdo qytetar për të shfrytëzuar deri në fund muajin e hapur të vaksinimit, pasi situata e epidemisë në vend me variantin e ri të koronavirusit, i cili po shqetëson seriozisht të gjitha vendet, kërkon prej të gjithëve një akt moral e qytetar për mbrojtjen e shëndetit, po edhe të të tjerëve, ju uroj një ditë të mbarë

*** vaksinimi ndaj #Covid19 bëhet në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe në pikat e vaksinimit të përqëndruar.

Deri tani mbi 1 milion e 350 mijë vaksinime të kryera.

#VaksinohuSot

#MbroShëndetin

#VaksinatShpëtojnëJetë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat