Avokati shqiptar tregon 8 defektet thelbësore të shqiptarëve, në këtë kohë historike

Shqipëria

Avokati shqiptar tregon 8 defektet thelbësore të shqiptarëve, në këtë kohë historike

Nga: G.B Më: 20 gusht 2021 Në ora: 13:58
Spartak Ngjela

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela, ka thënë se çdo shoqëri, në çdo kohë historike, ka defektet dhe cilësitë e veta.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se edhe shqiptarët kemi defekte, derisa ka renditur 8 prej tyre, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Çdo shoqëri, në çdo kohë historike, ka defektet dhe cilësitë e veta.

Cilat duket se janë sot defektet tona?

Tetë janë defektet tona thelbësore, në këtë kohë historike që po jetojmë.

Ne shqiptarëve:

1. Na mungon qartësia në lidhje me atdheun: pa atdhe, je jetim.

2. Me mendjelehtësi, mendojmë se diku gjetkë është më mirë, dhe e kuptojmë se në Shqipëri është më mirë nga kudo, vetëm atëherë kur jemi larguar prej saj.

3. Nuk i respektojmë elitat, dhe adhurojmë njeriun e rëndomtë.

4. Dashuria për njeriun e rëndomtë, na ka hequr mundësinë e zhvillimit të madh.

5. Midis një gënjeshtre të madhe dhe një të vërtetë të vogël brenda saj, adhurojmë gënjeshtrën e madhe.

6. Nuk jemi pasionantë ndaj dogmave fetare, por i duam shumë përrallat për historinë false, dhe na magjepsin tregimet antishkencë.

7. Kemi inteligjencë të lartë, por nuk e vëmë në lëvizje atë në Shqipëri, por jashtë Shqipërisë

8. Deri tani, që nga viti 1912, të gjitha elitat politike, kanë shitur interesin kombëtar.

Po cilësitë tona pozitive, cilat janë?

Vijon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat