Mbrojtja Civile në Kukës: Zjarri në majën e Rrunës vazhdon të jetë problematik

Shqipëria

Mbrojtja Civile në Kukës: Zjarri në majën e Rrunës vazhdon të jetë problematik

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 11:46
Ilustrim

Situata e zjarrit në majën e Rrunës vazhdon të jetë problematike, ndërsa shërbimet zjarrfikëse janë të angazhuara për të vënë në kontroll të plotë vatrat e zjarreve.

Ndërkohë sot janë angazhuar për izolimin e kësaj vatre zjarri 10 forca zjarrfikëse, 8 forca të pyjores dhe njësia administrative Malzi, si dhe 15 forca të DMR-së Kukës.

Vatra e zjarrit të rënë në vendin e quajtur Stanet e fshatit Morin, zonë e mbrojtur Mali Koritnikut njësia administrative Tërthore bashkia Kukës është izoluar plotësisht.

Për të mbajtur nën monitorim këtë vatër zjarri janë angazhuar 5 punonjës të AZM Kukës.

Ne bashkinë Tropojë ka pasur një zjarr dje  në vendin e quajtur Lugu i Nërmajave fshati Peraj Njësia Administrative Lekbibaj.

Nga informacioni i marrë nga Përgjegjësi i Pyjores të bashkisë Tropojë është djegur rreth 1 ha dru Ahu. Aktualisht zjarri është i izoluar dhe do të verifikohet nga ana e punonjësve të pyjores që të mbahet nën kontroll zjarri.

Situata në bashkinë Has është e qetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat