Rama dhe Veliaj inspektojnë kantierin e rindërtimit tek “5 Maji”

Shqipëria

Rama dhe Veliaj inspektojnë kantierin e rindërtimit tek “5 Maji”

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 13:31
Rama dhe Veliaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me kryebashkiakun e TIranës, Erion Veliaj kanë inspektuar kantierin e rindërtimit tek “5 Maji’’ në kryeqytet.

Rama ka konfirmuar se në fund të vitit futen njerëz në apartamentet që përfundojnë deri në dhjetor.

Veliaj nga ana tjetër shpjegoi se ka filluar tashmë puna me infrastruktorën, do të kalojnë shpronësimet dhe javën tjetër hapet aksi rrugor.

“Tani kemi filluar me infrastrukturën. Kalojnë shpronësimet, javën tjetër hapet aksi rrugor. Do jetë i gjithë një rrethrrotullim i madh që lidh këtë rrugë me pingulen tjetër që do jetë deri te Bregu i Lumit, pastaj bashkohet me unazën e pestë me urë eventualisht. Në këtë lagje kemi dy institucione fetare, një kishë dhe një xhami, meqë komuniteti është goxha i madh”,- tha Veliaj,

Ndërkohë Ahmetaj sqaroi se në njësinë e re të banimin do të strehohen 640 familje që humbën banesat e tyre në tërmetin e 26 nëntorit të 2019, teksa 370 prej tyre po ngrihen banesa kolekive.

“Tek blloku tjetër janë ndërtesat publike, që nga godina e integruar e institucioneve të të ardhurave, kemi dy shkolla, një kontribut i qeverisë greke, kemi dhe ndërtesën e IT që është kontribut i qeverisë italiane,” u shpreh Ahmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat