E trishtë/ E vrau shokun me plumb në kokë në makinë, ja çfarë shkruante vrasësi pas krimit

Shqipëria

E trishtë/ E vrau shokun me plumb në kokë në makinë, ja çfarë shkruante vrasësi pas krimit

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 09:46
Bledar Selmanaj

Personi që shihni në foto është Bledar Selmanaj, i cili dyshohet të jetë autor i vrasjes së 25-vjeçarit Xhuljan Bullari. Ky i fundit u gjet i pajetë në makinën e tij pranë zonës së quajtur “Qafa Topit” në afërsi të fshatit Babicë, në Vlorë më 21 gusht. Në lidhje me krimin në fjalë, pas disa ditësh hetime, policia arrestoi 39-vjeçarin në zonën e Bllokut në Tiranë.

Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar detaje nga ‘jeta’ e autorit të krimit, i cili në profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook’ vetëm dy ditë pasi kishte vrarë shokun e tij shkruante se ishte biznesmen. Madje, po të këqyrësh profilin e tij, Selmanaj jep edhe të dhëna të tjera se ishte serioz dhe i gjatë 1.75.

SI U ZBULUA VRASJA

Pas hetimeve nga ana e grupit hetimor, pasi u mor aparati celular i 25-vjeçarit, nga ku u nxorën edhe kontaktet, policia bëri një listë me miqtë e familjarët e viktimës. Menjëherë lindën dyshimet se vrasësi ishte i njohur me Bullarin dhe rezultoi se Bledar Selmanaj ishte pasagjer në automjetin e drejtuar nga 25-vjeçari, madje kishin udhëtuar bashkë.

Për motive të dobëta, 39-vjeçari e qëlloi në kokë të riun natën e 20 gushtit duke e lënë të vrarë brenda në makinë, ndërsa trupi i tij u gjet mëngjesin e 21 gushtit. Fill pas krimit, Selmanaj e groposi armën e vrasjes teksa kishte fshehur dhe veshjet që përdori ditën e atentatit.

Selmanaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Vite më parë ai ka qenë i akuzuar për disa vjedhje argjendarish e banesash në Tiranë. Duke kryer disa vjedhje seri ai është etiketuar edhe si hajduti ‘serial’ në kryeqytet. Policia thotë se Bullari dhe Selmanaj njiheshin me njëri-tjetrin dhe se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat