Kryebashkiaku humbi njeriun e afërt në aksidentin me 5 viktima

Shqipëria

Kryebashkiaku humbi njeriun e afërt në aksidentin me 5 viktima

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 22:35
Flamur Golemi

Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi ka humbur një njeriun e tij të afërt në aksidentin tragjik që ndodhi ditën e sotme në Qafë-Muzinë.

Bëhet fjalë për shoferin e furgonit, Bardhi Proda, që sipas Flamur Golemit e ka bërë këtë rrugë 20 vite rresht dhe nuk ka bërë kurrë një gabim në timon.

Hetimet do zhbardhin shkaqet e ngjarjes, që me siguri do harrohet, thotë Golemi më tej. Ai bën thirrje qytetarëve ‘që t’i thërrasin mendjes’ kur janë në timon.

Image
Shoferi Bardhi Proda, i cili humbi jetën

Golemi ka dhe një urim për shërim të shpejtë për të gjitha vajzat e lënduara në aksident, ndërkohë ai i shpreh dhe ngushëllimet e tij familjeve të 5 viktimave.

“Pa fjalë nga çfarë ndodhi sot në Muzinë, ku sa hap e mbyll sytë u këputën 5 jetë në një aksident tragjik. Pesha e dhimbjes është e rëndë për këdo që dëgjon një lajm të kobshëm si ky. Shumë më shumë për mua që humba të afërmin tim, Bardhin, shoferin fatkeq që e bënte atë rrugë për gati 20 vjet e kurrë nuk bëri një gabim në timon.

Hetimet do të zbardhin të vërtetën e ngjarjes, që me siguri do të harrohet si shumë të tjera. Por ajo që duhet përsëritur vazhdimisht e vazhdimisht nga të gjithë ne, është një apel i thjeshtë: Mos rrezikoni jetën tuaj kur jeni në timon dhe as të të tjerëve që kalojnë në rrugë. Thirrini mendjes, qoftë me shpejtësinë, parakalimet e gabuara apo deri te përdorimi i celularit. Ngushëllime familjes Proda, familjes Korçari dhe Fediaieva. Shërim të shpejtë edhe për vajzat që morën lëndime!”, shkruan Golemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat