Shpërthen Covid-i / Vlora i merr vendin e dytë Shkodrës

Shqipëria

Shpërthen Covid-i / Vlora i merr vendin e dytë Shkodrës

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 17:41
Shqipëri

Tirana mbetet vatra më e nxehtë e infeksioneve të reja, që në 24 orët e fundit, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë ka regjistruar ccerekun e rasteve pozitive në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Tiranë numri i personave të infektuar ka qenë 213 persona.

Por, lajmi është që vendi i dytë sa i takon infeksioneve është marrë nga Vlora, që ka lënë pas Shkodrën, që e mbante këtë vend prej katër ditësh.

Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit 93 raste të reja janë gjetur në Vlorë dhe 92 të tjera në Shkodër, një ulje me 30 raste në krahasim me një ditë më parë.

Rritje e fortë e rasteve ka edhe në Durrës, me 58 të tilla në 24 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat