Kapet 33-vjeçari i shpallur në kërkim, tentoi të grabiste bankën në Burrel dhe…

Shqipëria

Kapet 33-vjeçari i shpallur në kërkim, tentoi të grabiste bankën në Burrel dhe…

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Policia e Matit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Filiali” ku si pasojë ka rënë në pranga një 33-vjeçar, i cili ishte shpallur më herët në kërkim, për veprën penale “Vjedhja.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se i riu ka tentuar të vjedhë një  filial banke në qytetin e Burrelit, si dhe ka graditurn disa telefona celular në një dyqan të posaçëm e disa para në një market.

“Falë punës së mirëorganizuar dhe provave të grumbulluara, shërbimet e policisë kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim B. (M). Gj., 33 vjeç, banues në Burrel.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas  është autori i 3 vjedhjeve të ndodhura më parë dhe  konkretisht:

Më datë 14.01.2020 ka tentuar të vjedhë një filial banke në qytetin e Burrelit.

Më datë 01.06.2020 ka vjedhur një shumë parash në marketin e një shtetasi.

Me datë 03.12.2020,  ka vjedhur disa telefona celularë në një kompani celularësh”, njofton policia.

Për 33-vjeçarin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg”, ndërkohë vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që dyshohet se janë  kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprën penale “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat