Do ta ekzekutonin me mitraloz “bosin” në Durrës, familja e “Rrumit” mohon lidhjen me tre vrasësit

Shqipëria

Do ta ekzekutonin me mitraloz “bosin” në Durrës, familja e “Rrumit” mohon lidhjen me tre vrasësit

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 10:17
Rrumi

Familja Aleksandër Muharremit ka reaguar në lidhje me arrestimin e tre personave të konsideruar si vrasës me pagesë dy ditë më parë në Durrës duke theksuar se nuk kanë lidhje me ta.

Familjarët e Aleksandër Muharremit, të njohur edhe si “Rrumi i Shijakut” u shprehen se nuk kanë dhënë porosi për vrasjen e askujt në Durrës edhe pse tre personat, konkretisht, Aldi Mustafa; Uran Zyka dhe Tahir Gjinika u kapën me mitraloz dhe pistoleta në Durrës dhe po bëheshin gati të eliminonin një person të rendësishëm të botës së krimit aty.

Kujtojnë se “Rrumi” mbeti i plagosur në atentatin ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj një vit e gjysmë më parë në Durrës ku u vra gjithashtu edhe shoferi i tij Andi Maloku.

Ndër të tjera, prokuroria hetoi atëhere nëse atentati ishte porositur nga një grup i fuqishëm kriminal në Durrës për çështjet e pronave në Gjirin e Lalzit, ndërsa u shpall në kërkim Redjan Rraja, si një ndër ekzekutuesit e atentatit.

Arrestimi

Policia arrestoi dy ditë më parë Aldi Mustafën, 35 vjeç, Uran Zykën, 40 vjeç si dhe Tahir Gjinikën, 33 vjeç.

Mustafa rezulton i dënuar më parë në shtetin gjerman me 10 vite burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe kanosje. Ndërkohë që edhe Zyka ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Në momentin kur janë ndaluar nga policia ata kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip “BMË” që drejtohej nga Mustafa. Ata kanë tentuar të largohen duke goditur makinën e policisë por janë bllokuar nga shërbimet e tjera të uniformave blu.

Në makinë u gjetën 3 pistoleta me fishekë në fole, 1 mitraloz me fishekë në fole dhe gati për qitje, municion luftarak, 2 laptopë, 9 telefona celularë dhe 1600 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat