Tronditet Durrësi që në mëngjes, shpërthim me eksploziv makinës së policit, disa të shoqëruar

Shqipëria

Tronditet Durrësi që në mëngjes, shpërthim me eksploziv makinës së policit, disa të shoqëruar

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 07:54
Ilustrim

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se rreth orës 06:25, në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në mjetin e parkuar para banesës, në pronësi të shtetasit L. K., punonjës policie.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, ndërkohë që janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.09.2021, rreth orës 06:25, në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në mjetin e parkuar para banesës, në pronësi të shtetasit L. K.,(punonjës policie), nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat