“Largohu se ka bomba”/ Shpërthim i fuqishëm teksa banori paralajmëronte gazetarin: Ja e dëgjove

Shqipëria

“Largohu se ka bomba”/ Shpërthim i fuqishëm teksa banori paralajmëronte gazetarin: Ja e dëgjove

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 12:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Teksa në Vlorë, në fshatin Panaja, banorët po përballen me zjarret , një tjetër rrezik që u pa në kamera i kanos ata.

Ndërsa gazetari i Top Channel pyeste një banor të zonës për zjarret, ai e paralajmëron të rri larg pasi në ferra ka bomba, dhe pa e mbaruar ai fjalinë, dëgjohet të plase një bombë.

“Mos rri afër se këto ferrat kanë bomba, nga ato të 1997, më kanë plasur mua (në sfond shihet të plasë një e tillë). Ja e dëgjove tani, shpërtheu”, tha ai.

Ndërkohë me qindra rrënjë ullinjsh po digjen në Panaja të Vlorës, ndërsa zjarri i ndihmuar dhe nga era po përparon duke djegur çdo gjë që gjen.

Flakët kanë dalë në rrugë, duke bllokuar aksin Vlorë-Fier. Edhe pse kanë kaluar rreth 2 orë në luftë me flakët, vatrat ende janë të fuqishme. Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat