Bregu: Është koha që të rinjtë të ngrenë zërin e të bëhen të mençur, si vendimarrës të së ardhmes së tyre.

Shqipëria

Bregu: Është koha që të rinjtë të ngrenë zërin e të bëhen të mençur, si vendimarrës të së ardhmes së tyre.

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 13:55
Majlinda Bregu

Projekti Western Balkans Youth Lab: Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) takohet me të rinjtë e Këshilli Rinor të Maqedonisë së Veriut

"Mos u çudisni ndërsa ju them: Po, unë do t'ju inkurajoja shumë që të lëvizni, të largoheni nga vendi juaj. Po, po duhet të udhëtoni, të shkoni në vende të tjera, të shihni realitete të tjera, të njihni kultura të reja, por pastaj kthehuni përsëri. Vetëm duke mësuar nga të tjerët ne mund ta bëjmë rajonin tonë një vend më të mire. S’kemi pse të bëjmë shpikje të mëdha. Mjafton të krijojmë mundësitë që zëri i të rinjve, pra zëri juaj të dëgjohet. Dua t'ju përgëzoj për përpjekjet që keni bërë, angazhimin tuaj, për të zbatuar politikat e për t’u bërë pjesë aktive në vendimmarrje të rëndësishme për të ardhmen tuaj. Është inkurajuese teksa sheh se Këshilli Rinor i Maqedonisë së Veriut është angazhuar në zbatimin e Garancisë për Rininë, shembulli i parë i zbatimit të tij nga një shtet jo anëtar i BE-së. Kjo është rruga që duhet të ndjekin edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. ”tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) në takimin me të rinjtë e Këshillit Rinor të Maqedonisë së Veriut, në Shkup.

Gjatë diskutimeve, të rinjtë pjesmarrës në këtë takim treguan se ishin shumë të qartë për nevojat e tyre: duhet të përpiqemi për të ushqyer vlerat e BE -së, të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin rajonal, të angazhohemi në më shumë shkëmbime ndër rajonale, të mundësojmë lëvizje më të lira ndër vendet e rajonit, të krijohen mundësitë më të mëdha punësimi si dhe të njohjes së diplomave.

“Po të dijmë të dëgjojmë zërin e të rinjve, do ta kemi më të lehtë ta njohim realitetin. Mënyra më e mirë kjo, për të parandaluar “ikjen e trurit” jashtë vendit, ç’ka është një ndër problemet më të frikshme, me të cilat po ballafaqohet rajoni. Për ta bërë këtë, përveç ofrimit të më shumë mundësive për punësim dhe arsimim, duhet të shkëmbejmë me të rinjtë më shumë informacion, të besueshëm, në mënyrë që t’i përfshijmë ata si aktorë kryesorë në hartimin e politikave. Sa më shumë informacion të keni aq më të vlefshme bëhen opinionet e vendimet tuaja. Është koha që të rinjtë të ngrenë zërin e të e të bëhen të mençur, si vendimarrës të së ardhmes së tyre”- shtoi Bregu

"RCC po mbështet plotësisht nevojat e të rinjve. Përmes Tregut të Përbashkët Rajonal të miratuar nga 6 drejtuesit e BB po punohet shumë për t'i sjellë këto iniciativa më pranë nevojave konkrete që të rinjtë kanë. Por tani është radha juaj që të na ndihmoni për përmbushjen e objektivave të vendosur tashmë në Samitin e Sofjes. Ndaj ne duam të mbështetemi fort tek ju për të dhënë mesazhin e duhur për bashkëmoshatarët tuaj, ”përfundoi Bregu.

Përfaqësuesit e rinj të Sekretariatit dhe Bordit Drejtues të Këshillit Kombëtar të Rinisë e mirëpritën Sekretaren e Përgjithshme të RCC në ambjentet e tyre MladiHub në Shkup, ku shprehën mirënjohjen për iniciativën e saj për t’i takuar nga afër, për të dëgjuar sfidat me të cilat ata përballen si dhe për të diskutuar bashkarisht për zgjidhjet e mundshme. Sekretarja e Përgjithshme, znj Bregu dhe përfaqësuesit e të rinjve diskutuan sfidat kryesore me të cilat përballen të rinjtë në Maqedoninë e Veriut, siç janë cilësia e jetës, përfshirja e grave, papunësia, siguria, mjedisi dhe vetëbesimi i të rinjve në përgjithësi. Vizita është pjesë e aktiviteteve të Projektit Ëestern Balkans Youth Lab, të financuar nga RCC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat