U kapën duke transportuar 44 emigrantë të paligjshëm, një i arrestuar e një në kërkim në Korçë

Shqipëria

U kapën duke transportuar 44 emigrantë të paligjshëm, një i arrestuar e një në kërkim në Korçë

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Policia në Korçë ka goditur dy raste të  dhënies së ndihmës të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Njoftohet se  në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, është arrestuar në flagrancë një 37-vjeçar A. A., 37 vjeç, banues në Levan, Fier.

Ai u kap nga policia në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Leshnicë duke transportuar me një furgon  32 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit.

Ndërsa në kërkim u shpall O. D., 37 vjeç, banues në Elbasan, i cili pasi pa se policia ishte duke e ndjekur ka braktisur mjetin tip “Volksëagen” në lagjen nr. 1, Pogradec, brenda të cilit u gjetën 12 emigrantë të paligjshëm dhe u largua me shpejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat