Rënia e ashensorit në "Astir", Gjykata vendos "arrest shtëpie" për teknikun

Shqipëria

Rënia e ashensorit në "Astir", Gjykata vendos "arrest shtëpie" për teknikun

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 13:02
Ilustrim

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në "arrest shtëpie" teknikun e ashensorit në "Astir", Dëfrim Shabani.

Prokuroria kërkoi arrest me burgi 1-mujor derisa të dalë akt-ekspertimi i ashensorit që u shkëput në një pallat në "Astir"  dhe la të plagosura 2 gra.

Ngjarja ndodhi 3 ditë më parë, në datën 12 shtator rreth orës 00:05, në Astir.

Ashensori u shkëput nga pallati dhe si pasojë u dëmtuar 2 gra.

Administratori i pallatit Avni Martinaj, fajësoi banorët si shkaktarë të ngjarjes.

"Ashensorët janë për transport njerëzish, jo për transport materialesh. Banorët fusin materiale ndërtimi, çimento, dhe hipin edhe mbi pesha. Ashensori ka një kapacitet 380 kg dhe vlerësohet që të mbajnë 3-4 persona. E vërteta është se nuk e dimë sa persona kanë qenë brenda. Ashensori ka rrëshqitur nga mbipesha, nuk ka rënë, por duhet të presim ekspertizën se ajo e përcakton. Kontrolli bëhet çdo datë 20 të muajit," u shpreh ai 1 ditë pas ngjarjes, më 13 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat